Site icon PrishtinaPress

Të arrestuarit për zjarrëvënie në degën e gjykatës në Kaçanik janë tre 17 vjeçar

Tre 17 vjeçar janë arrestuar dje në Ferizaj nën dyshimin se kanë kryer veprën penale ‘’Zjarrëvënie’’ në objektin e Gjykatës Themelore, dega në Kaçanik.

Sipas policisë arrestimi i tyre është bërë i mundur pas një pune intensive dhe pas ekzaminimit të vendngjarjes.

“Hetuesit e Sektorit Rajonal të Hetimeve nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, pas një pune intensive hetimore dhe grumbullimit të informacioneve në terren, në koordinim me Prokurorinë dhe Gjykatën Themelore në Ferizaj, me datën 15.03.2024 rreth orës 10:00 kanë arritur që të arrestojnë tre persona nën dyshimin se kanë kryer veprën penale ‘’Zjarrëvënie’’ në objektin e Gjykatës Themelore, dega në Kaçanik. Të arrestuarit janë: M.H ( M/K), i moshës 17 vjeçar, T.B ( M/K), i moshës 17 vjeçar, V.T ( M/K), i moshës 17 vjeçar”, thuhet në njoftim.

Të dyshuarit me vendim të prokurorit të shtetit janë ndaluar në mbajtje për 24 orë, për procedura të mëtejme hetimore.

“Të dyshuarit janë shoqëruar në policinë rajonale të Ferizajt, përkatësisht në Sektorin Rajonal të Hetimeve, të cilët në prani të avokatëve mbrojtës janë intervistuar nga policët hetues , ndërsa me vendim të prokurorit të shtetit janë ndaluar në mbajtje për 24 orë, për procedura të mëtejme hetimore”, thuhet tutje në njoftim.

Për arrestimin e tyre sot janë deklaruar edhe nga Prokuroria Themelore në Ferizaj.

Përmes një njoftimi ata konfirmuan se janë arrestuar tre të mitur dhe se ndaj tyre do të parashtrojnë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit.

“Prokuroria Themelore në Ferizaj, ndaj të njëjtëve, brenda afatit ligjor, do të paraqesë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit në Gjykatën kompetente në Ferizaj”, thuhet në njoftim.

Ndalohen tre persona për shkaktimin e zjarrit në objektin e degës së Gjykatës në Kaçanik

Exit mobile version