2.3 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Të akuzuarit për fajde i caktohet paraburgimi, i dha 6 mijë euro borxh – iu kthyen mbi 49 mijë

Gjykata Themelore në Prishtinë, përmes një komunikate për media ka njoftuar se është caktuar masa e paraburgimit për një muaj ndaj B.H., i cili dyshohet për veprën penale “Fajde”.

Koha e paraburgimit do të llogaritet prej datës së arrestimit 22.08.2023.

Vepra penale e tij, rezulton me humbje financiare më shumë se 25.000 euro, ose nëse kryerësi ka realizuar dobi pasurore në shumë që tejkalon 25.000 Euro, kryerësi dënohet me gjobë dhe me burgim prej tre (3) deri në dymbëdhjetë (12) vjet), të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Gjykata ka vlerësuar se ekzistojnë dyshime për caktimin e kësaj mase dhe ka dyshime se i pandehuri, nga muaji qershor 2016 deri më 22.08.2023, në Prizren, ka kontraktuar një shumë dukshëm jo proporcionale të pasurisë në këmbim të dhënies së borxhit, duke shfrytëzuar gjendjen e rëndë financiare të të dëmtuarve F.S., dhe prindit të tij.

Të dëmtuarit në atë kohë i duheshin të holla për të investuar në biznesin familjar, dhe babai i të dëmtuarit në qershor të vitit 2016 ka marrë 6 mijë euro nga i dyshuari, i cili me rastin e dhënies së të hollave, i ndal 600 euro në emër të kamatës mujore.

I pandehuri ka lajmëruar të dëmtuarin se për çdo vonesë duhet të paguaj nga 600 euro kamata mujore.

I dëmtuari F.S., nga muaji qershor 2016 deri në muajin prill 2023, në emër të shumës së marrë nga babai i tij prej 6,000 euro vazhdon të paguaj nga 600 euro kamata mujore duke i dhënë në total të pandehurit shumën prej 49.200 euro.

“I gjendur në gjendje të rëndë ekonomike dhe duke mos arritur t’i paguaj shumat e
kamatave, i dëmtuari F. më 18 shkurt 2018 merr nga i pandehuri B shumën e të hollave
në vlerë prej 3,000 euro ndërsa në muajin mars nga i njëjti merr shumën e të hollave prej
2,000 euro, për të cilat paralajmërohet nga i pandehuri se për çdo vonesë duhet të paguaj
nga 500 euro kamata mujore, i dëmtuari nga muaji mars 2018 deri në muajin janar 2023,
në emër të shumës së marrë prej 5,000 euro vazhdon të paguaj nga 500 euro kamata
mujore duke i dhënë të pandehurit shumën prej 29,000 (njëzetë e nëntë mijë) euro, në
total i dëmtuari paguan në emër të kamatave për të pandehurin shumën prej 78,200
(shtatëdhjetë e tetë mijë e dyqind) euro, kur i dëmtuari nuk arrin t’ i paguaj kamatat, i
pandehuri B.H., e paralajmëron se përveç borxhit bazë të marrë në fillim, duhet të
paguaj nga 200 (dyqind) euro kamata ditore, me ç’ rast nga i dëmtuari më datë
22.08.2023, i pandehuri merr 12,800 (dymbëdhjetë mijë e dyqind) euro dhe arrestohet
në flagrancë”, thuhet në komunikatën e Gjykatës.

Me rastin e caktimit të paraburgimit, Gjykata ka marrë parasysh faktin se hetimet
në këtë çështje penale sapo kanë filluar, do të merren në pyetje dëshmitarët eventual,
do të deklarohet para Prokurorisë i dëmtuari, i dyshuari, andaj me lënien në liri të të
pandehurit i njëjti mund të ndikojë në rrjedhën normale të procedurës paraprake –
hetimore, duke tentuar të fshehi apo falsifikoj provat e veprës penale, apo të ndikoj në
dëshmitarë – dhe të dëmtuarit.

Nga të lartcekurat Gjykata ka ardhur në përfundim se caktimi i paraburgimit në
këtë fazë është i domosdoshëm dhe i arsyeshëm, duke marrë parasysh faktin se i
pandehuri që një kohë të gjatë është duke shfrytëzuar gjendjen e rëndë financiare të të
dëmtuarit në emër të kamatës, dhe ka shfrytëzuar forma të frikësimit ndaj të dëmtuarit
duke e kanosur dhe duke e vënë nën presion të shpeshtë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img