Reperja e njohur shqiptare, Tayna është rikthyer me një projekt të ri muzikor.
“Xheloiza”, mban titullin kënga më e re nga Doruntina Shala (emri i vërtetë), që erdhi i shoqëruar edhe me videoklip.
Producent i këngës është Gesko, ndërsa teksti u shkrua nga Tayna, teksa puna për klipin iu besua produksionit ‘Sekuence’.
Balada më e re e artistes erdhi pas bashkëpunimit me reperat Rzon, Salim Montari, Il Ghost dhe Marini.
Projektin më të ri të rap-artistes tashmë e gjeni të plotë në kanalin e saj zyrtar në YouTube dhe platforma të tjera.
Ndryshe, krahas këngëve të reja, Tayna mbetet e angazhuar edhe me koncerte dhe mbrëmje të ndryshme muzikore.