Është njëra nga artistet e estradës shqiptare që fillimisht me vetëm një këngë arriti të grumbullojë mijëra fansa.
Bëhet fjalë për rep-artisten Tayna, e cila para dy viteve u paraqit për herë të parë me këngën “Columbiana” që erdhi në bashkëpunim me Don Phenom.
Që nga atëherë, koncertet për reperen nuk janë ndalur, duke kaluar edhe kufijtë shqiptarë, pasi këngët e saj dëgjohen pothuajse në çdo vend ku jetojnë shqiptarët, por edhe më gjerë.
https://www.instagram.com/p/CAkNsUvAMSR/?utm_source=ig_embed
Përmes rrjetit social Instagram, Tayna ka publikuar një sekuencë nga këngë e saj e parë, duke falënderuar fansat për mbështetjen deritanishme.
“Janë bërë dy vite karrierë. Që nga atëherë jam rritur, çdo këngë e më shumë e po më duket se jam që 20 vite këtu. E për këtë jam falënderuese juve të gjithëve që vazhdoni t’i dëgjoni këngët e mia, e unë do të vazhdoj t’iu argëtoj”, ka shkruar ajo në mbishkrimin e fotografisë.
Sipas reperes, duke iu referuar në intervistat e saj, ky sukses nuk ka ardhur brenda natës, por ajo ka punuar pa pushim që të realizojë ëndrrën e saj.
Për dy vite karrierë, Tayna, emri i vërtetë i të cilës është Doruntina Shala numëron plotësisht 15 projekte muzikore, përfshirë këtu bashkëpunime e solo.