Baseli i Taulant Xhakës u mund pasditen e djeshme me rezultatin e pastër 0 me 2, nga rivalët e Zurich, në një ndeshje për t’u harruar qoftë për “legjionarin” e Kombëtares shqiptare, por edhe për të gjithë skuadrën e tij.
Teksa ndeshja ishte në prag të përfundimit, në minutën e 102’-të, pas dhënies së 12 minutave shtesë, Xhaka ka goditur me kokë në gjoks kundërshtarin e tij, siç kishte bërë vite më parë Zidane ndaj Materazzit, duke u larguar nga fusha pas kartonit të kuq.
Ndërkaq, vlen të përmendet që ky karton i kuq nuk ishte i vetmi në këtë takim, kjo pasi kartona të kuq janë dhënë edhe për 2 lojtarë të tjerë, njëri i Basel e tjetri i Zurich.