Taulant Dajaku është larguar nga posti i drejtorit sportiv te skuadra e Drenicës.
Lajmin e ka konfirmuar vetë Dajaku në një emision televiziv.
“Po kam dhënë dorëheqje. Lajmin ua kam bërë të ditur edhe drejtuesve të klubit” – ka thënë Dajaku në RTV Dukagjini.
Drenica pas 19 ndeshjeve këtë edicion në elitë ka tubuar 20 pikë dhe zë vendin e 8-të.