7.3 C
Pristina
Wednesday, November 20, 2024

Buy now

spot_img

Taulant Balla nga konferenca e Palermos akuzon Serbinë për sulm terrorist në Kosovë

Taulant Balla, ministër i Punëve të Brendshme i Shqipërisë, ka komentuar situatën në veri të Kosovës, në të cilin ka dënuar sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit.

Duke folur në Ministerialin vjetor të Konventës së Palermos, që organizohet nga Qeveria e Italisë, Balla theksoi se Policia e Kosovës reagoi me profesionalizëm.

“Pak ditë më parë kriminelë të armatosur rëndë guxuan të ngrenë dorë dhe t’i marrin jetën një oficeri të forcave të rendit të Republikës së Kosovës. Por sinjali më i keq që mund t’i jepet luftës kundër kriminalitetit, natyrshëm edhe tek i gjithë komuniteti ndërkombëtar, ishte zija shtetërore e shpallur zyrtarisht në Serbi, një vend fqinj me Kosovën për pjesëtarët e grupit të armatosur që u asgjësuan nga forcat e Policisë së Republikës së Kosovës, në një reagim tepër profesional, pas vrasjes së kolegut të tyre.

Në cilin vend në botë, Policia e Shtetit nuk duhet të reagojë dhe godasë cilindo që guxon të qarkullojë i armatosur, më rëndë akoma të qëllojë mbi policinë?! Është shumë e rëndësishme që autorët dhe organizatorët e atij sulmi të dalin sa më shpejt përpara drejtësisë” u shpreh Balla.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img