1.9 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Taulant Balla në krye të Ministrisë së Punëve të Brendshme pas shkarkimit të Çuçit

Te hënën Presidenti i Republikës dhe me shumë gjasa të enjten në parlament, do të votohet dekreti për emërimin në krye te Ministrisë së Brendshme të Taulant Ballës, pas shkarkimit të Bledi Çuçit.
Ndryshimi i beftë në qeveri në këto ditë të nxehta ndodhi për shkak të skandalit ndërsa të afërmit e një deputeti socialist rrahën barbarisht dy banorë të Borizanës ne Krujë.

Çuçi iku nga detyra bashke me deputetin Rrahman Rraja i cili dje i dorëzoi Taulant Ballës dorëheqjen nga mandati i deputetit.

Kryeministri Rama nuk vonoi, por emëroi për ministër të Brendshëm kreun e grupit kuvendor socialist, Taulant Balla, raporton Top Chanel.

Balla është deputet i Qarkut Elbasan dhe drejtues politik për Partine Socialiste në Qarkun Fier.

Më herët ka drejtuar qarkun e Elbasanit ku ka marrë edhe rezultatin më të mirë elektoral në zgjedhjet e 2017 dhe 2021 si për socialistët por edhe vetë si deputet rezultoi më i votuari në rang kombëtar.

Balla ka hyrë në politikë që në moshë të re, ka përfunduar studimet për shkenca politike dhe marrëdhënie ndërkombëtare, për t’ju bashkuar kabinetit të Kryeministrit Fatos Nano 2003-2005. Prej vitit 2005 e deri ne 2013 ishte një nga emrat kryesore te aksionit opozitar socialist.

Pas fitores së zgjedhjeve të 2013-të nga socialistet Balla vijoi aktivitetin si drejtues politik dhe si drejtues i grupit parlamentar socialist ne kuvend.

Ai ishte i vetmi drejtues i lartë socialist që deri dje nuk kishte mbajtur asnjë post ministror.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img