Këngëtari i njohur turk, Ibrahim Tatlises, i ka mbijetuar sot (e enjte) një aksidenti të rëndë në qytetin Bodrum të provincës Mugla në jugperëndim të Turqisë.
Ikona e muzikës, i cili pësoi lëndime kur minibusi në të cilin ndodhej dhe një kamion u përplasën, u largua me ambulancë nga spitali ku ishte trajtuar për disa orë.
Ambulanca që e bartte 70-vjeçarin, e përcjellë nga automjetet që e shoqëronin, shkuan në restorantin ku ai pritet të ngjitet në skenë.
Siç transmeton En Son Haber, mjeku kryesor i spitalit ku ka qëndruar artisti, ka deklaruar se gjendja e përgjithshme shëndetësore e tij ishte e mirë dhe se kishte vetëm fraktura në kockat e shputës (metatarsale).
Ndërkohë, pesë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e aksidentit ku ishte përfshirë edhe legjenda e muzikës turke.
Kujtojmë se Tatlises vite më parë ishte në prag të vdekjes kur një person kishte shtënë me armë në drejtim të tij.