0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

Tasholli: Konjufca kishte konfirmuar pjesëmarrjen në Marshin për Drejtësi, po mendohej të mbante dhe fjalim

Organizatori i Marshit për Drejtësi, Ismail Tasholli, ka thënë se kishte kontaktuar personalisht me kryeparlamentarin Glauk Konjufca, duke i kërkuar të njëjtit të merrte pjesë në marshin për liri, me ç’rast të mbante një fjalim publik.

I ftuar në “Debat Plus” të RTV Dukagjini, Tasholli ka treguar përgjigjen e Konjufcës.

“Kam kontaktuar personalisht me Glauk Konjufcën, i kam thënë ‘zotëri faleminderit shumë për përkrahjen. A bën me marrë pjesë në rendin e parë me mua aty?’. Edhe një kërkesë tjetër. ‘A bën me fol ti në binë sepse do të ishte shumë e rëndësishme që qytetarët të marrin mesazh unifikimi edhe prej pozitës, edhe prej opozitës për një temë që nuk duhet të na ndajë’… Glauku më tha që me marrë pjesë do të marrë pjesë, për me mbajt fjalimin do ta mendojë”, ka treguar Tasholli.

Kryeparlamentari Konjufca mbështeti haptazi marshin për drejtësi në nder të ish-krerëve të UÇK-së, të cilët po gjykohen në Hagë për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, por fjalim nuk mbajti.

Marshi “Liria ka emër”, mblodhi afro 100 mijë marshues në kryeqytet, një ditë parafillimit të procesit gjyqësor në Hagë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img