0.9 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Buy now

spot_img

Tashmë ka një ilaç për rënien e flokëve

Një kurë për tullacët duket se është në horizont pasi një ilaç i ri duket se ndihmon në “rilindjen” e flokëve brenda 4 muajve.

Rezultatet e tij kthejnë shpresat për miliona njerëz, kryesisht për ata që janë të diagnostikuar me alopecia, forma më e përhapur e rënies së flokëve te meshkujt.

Sëmundja autoimune shkakton rënie të pjesshme apo të plotë të flokëve në disa raste, por shkencëtarët besojnë se flokët e rëna mund të kthehen falë trajtimit të ri.

Shkencëtarët e Universitetit Mjekësor në Kolumbia kanë arritur në rezultatin se 75% e pacientëve të tyre të prekur nga alopecia kanë treguar “ri-rritje të flokëve” pasi kanë marrë ilaçin e ri të “Ruxolitinib”.

Por para se të hidhet në treg për përdorim të gjerë për njerëzit që duan të rikthejnë flokët e humbur shkencëtarët shprehen se do të studiojë efektet anësore që ai mund të ketë dhe përmirësimin e tij.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img