Një përmendore në Skenderaj do të ketë edhe Shaban Polluzha i vrarë nga komunistët me në krye Fadil Hoxhen. Ky veprim vjen pasi Gjakova hapi tender për ndërtimin e bustit për komunistin Fadil Hoxha.
Fadil Nura, ushtrues detyre i kryetarit të komunës së Skenderajt, ka njoftuar se kjo komunë shumë shpejtë do të ndërtoj shtatoren e heroit kombëtar anti-komunist Shaban Polluzha.
Nura përmes rrjetit social Facebook ka thënë se kjo është një kundërpërgjigje ndaj komunave, që po u ndërtojnë shtatore atyre që sipas tij i kishin duart me gjakun “e paster të Shabanit” duke iu referuar kështu komunës së Gjakovës e cila do të ndërtoj shtatoren e ish-liderit komunist Fadil Hoxha.
Kjo shtatore sipas tij, do të zën vend në qendër të Skenderajt në hapësirën e parkut që bartë të njëjtin emër, pasi thotë se Drenica “mbetet e varfër për derisa në gjirin e vetë i mungon biri i saj”, shkruan insajderi.
“Kjo jo për t`i bër karshillëk apo oponencë Komunave që i ngrehin shtatore, pikërisht atyre që i kishin duart e gjakosura me gjakun e pastër të Shabanit, Mehmetit e shumë e shumë bashkëluftetarëvë tjerë të Drenices e mbarë Kosovës”, shkruan Nura.Komuna e Gjakovës para disa ditësh ka shpallur tenderin për ndërtimin e shtatores së Fadil Hoxhës, por që ky vendim i kryetares nxiti reagime të shumta.
Vrasjen e Polluzhës e kishte pranuar edhe Fadil Hoxha në librin e Veton Surroit. Hoxha kishte thënë se kur ishte likuiduar Shaban Polluzha ishte qetësuar Drenica.