Tarifat e larta të energjisë elektrike pengesë për sektorin privat

69
Advertisement

Aleanca Kosovare e Bizneseve – Sektori i ndërtuesve dhe prodhuesve të materialit ndërtimor ka mbajtur sot një takim pune me përfaqësues të KEDS-KESCO dhe përfaqësues të bizneseve me qëllim të diskutimit për pengesat dhe sfidat me të cilat ky sektor po ballafaqohet në Kosovë.

Advertisement

Në këtë rast z. Agim Shahini, Kryetar i AKB-ës tha se sektori i ndërtimtarisë është në zhvillim e sipër dhe për këtë duhet të ridizajnohen politikat kombëtare për investime, sepse mbi 60% të investimeve që vijnë nga diaspora shkojnë në investime në patundshmëri dhe ndërtim të shtëpive dhe banesave, që sipas deklaratave të BQK-së, kapin vlerën mbi 1 miliard euro dërgesa nga diaspora, prandaj furnizimi me energji elektrike duhet te jetë prioritet primar për zhvillimin e mëtutjeshëm e bizneseve.

Të gjitha defektet që vijnë në rrjetin energjetik bizneset dhe qytetaret i adresojnë në KEDS- si fajtor kryesor por shpesh nuk janë te informuar sepse këtu janë përgjegjës edhe KEK, ZRRE dhe KESCO, prandaj ky është një moment ku po i qartësojmë përgjegjësit edhe individuale dhe kolektive, por se tarifat e larta dhe kyçja e shtrenjtë në rrjetin e energjisë elektrike janë pengesë në sektorin privat, të cilat janë të përditshme dhe të trashëguara e për këtë u pajtuan të gjithë.

z. Brahim Selimaj, kryetar i Sektorit të ndërtuesve dhe prodhuesve të materialit ndërtimor në kuadër të AKB-së prezantoi një sërë pengesash të vazhdueshme që kanë bizneset anembanë Kosovës.

Ai tha se ne jemi në këtë sektor në shumicën e rasteve të atakuar me KEDS dhe institucionet e tjera që kanë të bëjnë më leje ndërtimi, kyçja ne infrastrukturë të cilat e paguajnë në komunë, por detyrohen që të paguajnë edhe kyçje shtesë për energji elektrike KEDS-it.

Kyçja në rrjetin energjetik të Kosovës është shumë e shtrenjtë me tarifa të larta, maxigrafi dhe ndërprerja e shpeshtë ku krijon avari në prodhim por edhe në punishte të ndryshme.

Ka biznese të cilat janë mbyllë për shkak të problemeve me energji elektrike dhe kjo është e patejkalueshme dhe jo e mirë edhe për këtë sektor por edhe për imazhin e Kosovës

z.Alpin Dogan, drejtor ekzekutiv i Rrjetit – KEDS tha se kam mirëpritur këtë takim me AKB për të diskutuar temat që prekin direkt KEDS-in dhe bizneset në Kosovë. Ai shtoi se që nga privatizimi i KEK-ut deri më sot në tentim për të furnizuar të gjitha bizneset dhe qytetarët pa dallim në kategori kemi investuar mbi 140 milionë euro dhe vazhdojmë duke investuar për të pasur energji 24 orë dhe për të qenë sa më konkurrent ne tregjet e Ballkanit Perëndimor. Në këtë drejtim jemi të hapur për të diskutuar dhe sqaruar se jo gjithmonë KEDS është fajtor por duhet të ju informoj se ne jemi të obliguar ti zbatojmë ligjet në Kosovë e në këtë rast ZRRE-ja është rregullatori dhe ne duhet të implementojmë ligjet dhe rregulloret e tyre të cilat shpesh janë pengesë edhe për biznese dhe për ne si KEDS , prandaj ju ftoj që bashkërisht të avokojmë që te përmirësojmë legjislacionin në favor të zhvillimit dhe rrjetëzimit për energji elektrike me kosto sa ma të ulët dhe për këtë ne jemi të gatshme për bashkëpunim.

Pronar i kompanisë Princesha, Jahir Morina, tha se për eliminimin e të gjitha pengesave me KEDS dhe bizneset propozojnë që ta themelojmë një grup punues për identifikimin dhe trajtimin e të gjitha pengesave që kanë të bëjnë mes veti.

Berat Lahu, përfaqësues VIVA FRESH, ne jemi një nga investitorët që paguajmë mbi 2,5 milionë euro në vit shpenzime të energjisë elektrike, por nuk kemi ndonjë privilegj të theksuar karshi atyre bizneseve që shpenzojnë më pak, prandaj kërkoj që ju të krijoni një strategji të re për shpenzuesit e mëdhenj të ketë oferta me privilegje të reja.

Sipas Abedin Berishës, përfaqësues i Nartelit, është e padrejtë të investohet në trafostacionet dhe në rrjet dhe me pas t’i bartet në pronësi apo shfrytëzim KEDS-it.

Përfaqësues i Silcaporit, Xhavit Veselaj, u shpreh se ne në dy muajt e fundit jemi detyruar shumë herë ta ndërpresim prodhimin për shkak të mungesës dhe ndërprerjes së energjisë elektrike dhe kjo është pengesë, sepse ne kemi kërkesa të mëdha për prodhimin e blloqeve dhe në sezon dhe kjo ndërprerje paraqet problem serioz për ne.

Ne, si AKB, kemi ngritur këto çështje edhe ne Këshillin Kombëtar për Zhvillimin Ekonomik pranë Zyrës së Kryeministrit edhe tek ZRRE, KEDS KESCO, ministritë e ndryshme për të zgjedhur këto probleme, por për fat të keq ende mbetet temë problematike për të zgjedhur e që për shumë biznese në Kosovë është prioritet furnizimi me energji elektrike, tha Lumnije Ajdini, drejtore menaxhuese.

Palët u pajtuan që problemet janë permanente, por jo të qëllimshme dhe këto do të trajtohen me procedura të shpejta në mënyrë që te eliminohen të gjitha pengesat që kanë të bëjnë me energji elektrike dhe investitorët vendorë e të huaj mos ta kenë më temë diskutimi mungesën dhe tarifat e energjisë elektrike. Takimet në të ardhmen do të vazhdojnë në mes AKB-së dhe KEDS së bashku me bizneset e të gjithë sektorëve.

PostAdssFotoja e reklamës