Site icon PrishtinaPress

Tarçullovski: Askush nuk mund ta shkel vullnetin e popullit (Video)

I akuzuari nga Tribunali i Hagës për krime lufte ndaj shqiptarëve të Lubotenit të Shkupit në luftën e vitit 2001, Johan Tarçullovsi ka thënë se ende ka maqedonase të ndershëm, të cilët deri në pikën e fundit të gjakut do të luftojnë që ky shtet të mbetet ashtu siç është, informon Gazeta Express

“Ka kush mendon për atdheun, ka maqedonas patriotë të ndershëm, të cilët deri në pikën e fundit të gjakut do të luftojnë që ky shtet të mbetet ashtu siç është, për shkak se amaneti ynë është ta mbrojmë atdheun. Kjo nuk është politikë, nuk është as VMRO, as LSDM, kjo është mbrojtje e atdheut. Askush nuk mund ta shkel vullnetin e popullit, ndërsa populli dëshiron shtet unitar, me një gjuhë të vetme maqedonase”, deklaroi Tarçullovski, në ceremonin e përkujtimit të ushtarëve maqedonas të vrarë gjatë konfliktit të vitit 2001.

Exit mobile version