0.1 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Buy now

spot_img

Taravari: Pagat në shëndetësi do të bëhen më të lartat në historinë e RMV-së

Ministri i Shëndetësisë në Maqedoni të Veriut, dhe njëri nga liderët e VLEN-it, Arben Taravari ka ndarë lajmin e shumëpritur për punonjësit shëndetësor atje ku rritja e pagave gjatë katër vjetëve të ardhshëm në shëndetësi do të jetë mes 40 dhe 50 përqind.

“Lajm i Jashtëzakonshëm! Pagat në Shëndetësi do të bëhen më të lartat në historinë e këtij shteti! Faleminderit Qeverisë dhe Sindikatave që u dakordësuan për këtë marrëveshje që do të hyjë në faqet e ndritura të këtij vendi”, ka njoftuar Taravari me anë të një postimi në Facebook.

Më herët edhe kryeministri i RMV-së, Hristijan Mickoski, falënderoi organizatat sindikale dhe sindikatat që morën pjesë në mënyrë konstruktive me idetë e tyre gjatë të gjithë këtij procesi, së bashku siç u tha edhe nga përfaqësuesit e sindikatave, Ministrisë së Financave, Ministrisë së Shëndetësisë, Fondit të Sigurimeve Shëndetësore, si dhe bashkë me të tjerët që ishin të përfshirë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img