Site icon PrishtinaPress

Taravari fitoi vetëm në Gostivar, komunat ku fitoi Bujar Osmani me afro 40 mijë vota më shumë

Pothuajse 100% e votave janë numëruar dhe kandidatja e VMRO-DPMNE-së për presidente të Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova prin në rundin e parë të zgjedhjeve presidenciale që u mbajtën të mërkurën. Ajo ka marrë 362.682 vota, apo 40,08%.

Stevo Pendarovski, presidenti aktual maeqdonas nga LSDM-ja është renditur i dyti me 180.306 vota (19,93%).

Ministri shqiptar i Punëve të Jashtme i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, kandidat për  president nga BDI-ja, partia më e madhe e shqiptarëve atje ka marrë 120.903 vota (13.36%). Ndërsa kundërkandidati i tij shqiptar, Arben Taravari nga koalicioni i partive opozitare shqiptare, i mbështetur edhe nga Lëvizja Vetëvendosje që qeverisë në Kosovë, ka marrë 83.356 vota (9.21%).

Komunat në të cilat dolën të parët Bujar Osmani e Arben Taravari

Bujar Osmani ka fituar në Haraçinë (53,51 %), Bogovinë (55,33 %), Vrapçisht (58,02 %), Dibër (49,88 %), Dollnen (32,95 %), Zhelinë (49,45 %), Likovë (56,813 %), Pllasnicë (6,813 %), %), Saraj (55,49 %), Strugë (39,38 %), Studeniçan (50,54 %), Tearcë (41,30 %), Tetovë (37,91 %), Çair (40,65 %) dhe në Shutkë (37,11 %).

Arben Taravari, ndërkaq fitoi më së shumti vota vetëm në Gostivar (32,26%), komunën të cilën e udhëheq si kryetar.

Më 8 maj mbahen zgjedhjet parlamentare në RMV. Të njëjtën ditë mbahet edhe rundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale ku për shef të shtetit do të garojnë kandidatja e VMRO DPMNE, Gordana Siljanovska- Davkova, e cila po prin bindshëm në garë, dhe presidenti aktual, Stevo Pendarovski, i renditur i dyti.

Exit mobile version