Media serbe “Tanjug” thotë se Njësia speciale e Policisë së Kosovës tash e disa ditë po patrullon në jug të Mitrovicës në zonën ku jetojnë serbët, kanë thënë banorët për RTS, transmeton Express
Serbët që jetojnë në Hoçë të Madhe dhe në Rahovec kanë thënë për mediat serbe se patrulla të Njësisë Speciale të Kosovës po qëndrojnë në vend, dhe për këtë kanë thënë se po ndjehen të shqetësuar.
Media serbe thotë se kjo po ndodhë pasi ata thonë se nuk janë mësuar të shohin forca të policinë në këto rajone ku jetojnë serbët.