Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Jashtme e Sllovenisë, Tanja Fajon, do të vijë sot në Kosovë.
Kështu është bërë e ditur në një komunikatë për media të lëshuar nga MPJD, ku thuhet se Fajon do të pritet nga ministrja Gërvalla në aeroportin “Adem Jashari” në Prishtinë, në orën 20:00.
Demokracia.com ka raportuar të premten se kryediplomatja sllovene do të vijë të dielën në Kosovë.
Njoftimi i plotë:
Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, znj.Donika Gërvalla Schwarz, mirëpret sot në Kosovë, zëvendëskryeministren dhe ministren e Jashtme të Sllovenisë, znj.Tanja Fajon.
Datë: 15 janar 2023
Vendi: Aeroporti Ndërkombëtar “Adem Jashari”, Prishtinë
Ora : 20:00
VETËM PAMJE