Site icon PrishtinaPress

Tallja e deputetit të Vetëvendosjes me Fisnik Ismailin e Besa Baftiun /FOTO

 

Në një bashkëbisedim të Goranit me një aktivist të paidentifikuar të Lëvizjes, deputeti i VV-së shprehet skeptik rreth bindjeve politike të deputetit Ismaili dhe koleges së tyre, Besa Baftiu.

Gorani thotë se kolegu i tij partiak “nuk ka haber” rreth politikave të majta që ndjek Lëvizja Vetëvendosje.

“…zyrtarët e LV kanë haber se çka është e majta progresive dhe socialdemokracia? Vërtet mendon se të gjithë janë të lexuar si Albini?… Mos të lutem…”, i shkruan Gorani aktivistit të VV-së me të cilin po bisedonte në rrjetin social Facebook.

Para disa ditësh, deputeti Fisnik Ismaili akuzoi aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje se po fyejnë e linçojnë anëtarët e partisë.

Ismaili i krahasoi disa nga aktivistët e VV-së me “njerëzit e SHIK-ut”, duke thënë se ia kanë gërrditë Lëvizjen.

Exit mobile version