0.3 C
Pristina
Saturday, January 4, 2025

Buy now

spot_img

Talibanët me sulme hakmarrëse ndaj Pakistanit

Talibanët e Afganistanit thanë se Pakistani ka kryer dy sulme ajrore në territorin e tyre duke vrarë pesë gra dhe tre fëmijë, duke shtuar se janë përgjigjur përmes sulmeve me armë të rënda me forcat pakistaneze në kufi.

Afganistani dhe Pakistani kanë fajësuar njëri-tjetrin lidhur me përgjegjësinë e sulmeve të fundit të militantëve islamistë më Pakistani. Pakistani ka thënë se sulmet janë kryer nga toka afgane, por këto akuza janë mohuar nga talibanët që sundojnë në Afganistan.

“Emirati Islamik i Afganistanit nuk lejon askënd të komprometojë sigurinë duke përdorur territorin afgan”, tha Zabiullah Mujahid, zëdhënës i administratës talibane. Ai shtoi se sulmet ajrore që vranë tetë persona kryen në provincat lindore, në Host dhe Paktika, që gjenden në kufi me Pakistanin.

Përmes një deklarate, Zyra për Punë të Jashtme pakistaneze tha se shteti ka kryer “operacione kundërterroriste në rajonet kufitare, brenda Afganistanit”.

Kjo zyrë nuk specifikoi se për çfarë operacionesh bëhej fjalë, por tha se janë shënjestruar anëtarë të grupit militant, Hafiz Gulf Bahadur, pas një sulmi ndaj një posti ushtarak në Paksitan të shtunën.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img