-0.4 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

Buy now

spot_img

Talibanët djegin instrumente muzikore, i quajnë “imorale”

Talibanët kanë djegur disa instrumente muzikore në Afganistan, me pretendimin se muzika shkakton “korrupsion moral”.

Siç raporton BBC, pajisjet muzikore të cilave iu vu zjarri  të shtunën në provincën perëndimore të Heratit, kapin vlerën e mijëra dollarëve, transmeton Klankosova

Instrumentet e djegura në Herat përfshinin: kitara, harmonika , daulle amplifikatorë dhe altoparlantë, Shumë prej tyre ishin sekuestruar nga dasmat që mbaheshin në qytet.

Ahmad Sarmast, themeluesi i Institutit Kombëtar të Muzikës në Afganistan, i krahasoi veprimet e tyre me gjenocid kulturor dhe vandalizëm muzikor.

“Popullit të Afganistanit i është mohuar liria artistike… Djegia e instrumenteve muzikore në Herat është vetëm një shembull i vogël i gjenocidit kulturor që po ndodh në Afganistan nën udhëheqjen e talebanëve,” tha ai, transmeton Klankosova.tv

Mirëpo përveç djegies së instrumenteve muzikore talebanët urdhëruan edhe mbylljen e salloneve të bukurisë pasi u konsideruan si jo islamike.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img