1.1 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Talenti shqiptar: Nuk kam ndjenja për Shqipërinë dhe Kosovën, dua ta përfaqësojë Gjermaninë

Shqipëria dhe Kosova po e humbasin një talent mjaftë premtues.

Elvis Rexhbecaj ka refuzuar që të luajë për Shqipërinë dhe Kosovën, pasi ëndrra e tij është që ta përfaqësoj Gjermaninë.

21-vjeçari debutoi te Wolfsburg me shumë bujë, duke luajtur 11 ndeshje, ndërsa forma e tij është e jashtëzakonshëm në këtë sezon.

Rexhbecaj ka dhënë një intervistë për ‘SportBuzzer’, duke thënë se ai e ka ëndërr të luajë për Kombëtaren e Gjermanisë, pasi ndihet si i tillë.

“Kur isha dy vjeç, kam ardhur në Gjermani me familjen time. Fillimisht jetonim në Brandenburg, me shumë vështirësi. Për ne fëmijët ishte e lehtë, por për prindërit tanë nuk dukej kështu. Babain nuk e shikoja asnjëherë në shtëpi, sepse kishte shumë punë për të bërë”, ka thënë lojtari shqiptar, përcjell lajmi.net.

“Nuk do e harroj kurrë një histori, teksa shokët tanë i kishin këpucët e reja, ndërsa unë dhe vëllai im nuk e kishim këtë mundësi. Kur babai na erdhi një ditë me disa këpucë të reja, sa shumë që jemi gëzuar.

“Fiziku i fortë? Po, që kur isha fëmijë së bashku me vëllain tim praktikoheshim duke bërë xhiro me bicikletë. Gjatë çdo dite, pavarësisht sesi mund të dukej moti. Të paktën 20 minuta për xhiro, do të gjendesha në biçikletë. Tani nuk kam më probleme gjatë kohës kur vrapoj.

“Paratë po ndikojnë në futboll e kjo më shqetëson edhe mua. Dikur ishim futbollist normal, sot bëhet fjalë për milliona dollar. Do të ishte ëndërr që të luaja për Gjermaninë. Megjithatë, së pari duhet të kemi vazhdimësi, të tjerat do të vijnë vetë”, shprehet Rexhbecaj.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img