Futbollisti kosovar, Eliot Bujupi ka refuzuar ftesën e Gjermanisë.
Ky refuzim ka bërë jehonë në mediat e Gjermanisë, pasi kjo dukuri nuk ka ndodhur shpesh herë në të kaluarën, shkruan IndeksOnline.
Federata e Futbollit të Kosovës, ka qënë aktive kohët e fundit, duke bindur talentët e rinjë të luajnë për ”Dardanët”.
Pikërisht edhe Eliot Bujupi është njëri prej futbollisteve i cili ka pranuar muaj më parë të luaj për Kosovën, ai është prezantuar edhe nga Kretari i FFK-së, Agim Ademi, gjatë muajit qershor.
Ejupi është pjesë e skuadrës VfB Stuttgart dhe ishte anëtar i Kombëtares së Gjermanisë U17, ku u paraqit në 10 ndeshje.