Përfaqësueset e Kosovës te gjeneratat e reja gjatë verës së vitit 2022 kanë marrë pjesë në garat evropiane.
Basketbollisti i Kosovës U18, Bardh Istrefi është renditur i pari në bazë të pikëve të shënuar në Kampionatin Evropian për U18, Divizioni B, që është zhvilluar në Rumani.
Istrefi ka arritur që në shtatë ndeshjet që i ka zhvilluar për Përfaqësuesen e Kosovës të realizojë 156 pikë, me mesatare 22.3 pikë të shënuar për ndeshje.
Kosova U-18 e ka mbyllur Kampionatin me një fitore ndaj Qipros dhe gjashtë humbje, duke u renditur në vendin e 21-të.
Bardh Istrefi gjithashtu ka qenë pjesë e Përfaqësueses U20 dhe shihet si një basketbollist me të ardhme të ndritur./Prishtinapress/