Lirim Kastrati ka qenë protagonist absolut në fitoren e me rezultat 4:1 të Lokomotivës së Zagrebit në udhëtim ndaj Dinamos, duke realizuar dy gola dhe fituar një penallti.
Është padyshim njeriu i javës në futbollin kroat. 19-vjeçarit të përfaqësueses U-19 të Kosovës, Lirim Kastratit i është nevojitur vetëm ndeshja e tij e dytë për të lënë shenjë në kampionat. Kastrati ka qenë protagonist absolut në fitoren e me rezultat 4:1 të Lokomotivës së Zagrebit në udhëtim ndaj Dinamos, duke realizuar dy gola dhe fituar një penallti. Kastrati realizoi nga një gol për të dy pjesët e lojës.
Në minutën e 44-të të ndeshjes kosovari shënoi pas një kundërsulmi të Lokomotivës, duke kaluar edhe portierin Zagorac për të realizuar golin e dytë të skuadrës së tij në stadiumin Maksimir.v
Kastrati është pjesë e përfaqësueses U-19 të Kosovës, derisa ka qenë i ftuar edhe në dy ndeshjet e fundit të përfaqësueses U-21 ndaj Izraelit dhe Azerbajxhanit, të vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Evropian.