Taksistët ilegalë serbë me targa të Beogradit, të cilët po veprojnë në katër komunat veriore, janë duke vëzhguar policinë e Kosovës në çdo aksion dhe pika statika ku qëndrojnë zyrtarët policorë.
Radio-lidhje të tillë posedojnë vetëm Policia e Kosovës dhe institucionet e tjera të sigurisë.
Por, të njëjtat po i përdorin edhe taksistët me tabela të Beogradit, të cilët vijnë edhe nga Serbia,
Disa kompani taksie serbe, të cilat veprojnë ilegalisht në veri të vendit, po i shfrytëzojnë këto radio-lidhje dhe grupet në viber për të përcjell çdo lëvizje të Policisë së Kosovës që operojnë në katër komunat veriore por edhe pikat kufitare, Bërnjak e Jarinjë.
Mësohet se pjesë e vozitësve të këtyre taksive, janë edhe persona të afërt me Milan Radoiçiq, të cilin e informojnë Radoiçiqin për çdo lëvizje në këtë pjesë të Republikës së Kosovës, raporton tëvë1.
Përveç kësaj, ngasës të kompanive taksie nga Beogradi, ka persona që janë të dënuar për vepra penale nga institucionet e drejtësisë së Kosovës.
Këto grupe, në detaje tregojnë vendndodhjen e zyrtarëve policor kur vendosen në pikat statike.
Më poshtë disa citate të komunikimit të taksistëve serbë mes vete:
Nuk ka më
Pompa e Nis, me armë të gjata, po kryejnë kontroll
Varrezat turke, ndalojnë nga drejtimi KM
Ata nuk janë më në lagjen e Boshnjakëve
Patrulla matanë rrugës pompa Nis – KM
Ata ndalojnë tek palestra drejt kodrës
Se këto veprimtari të kundërligjshme janë duke vepruar, e ka konfirmuar edhe zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani, ai thotë se kanë pas takim edhe me komunën e Mitrovicës së veriut.
“Ne kemi pas disa takime me komunën, me zyrtarët komunal dhe me grup të taksive, që t’iu bëhet një zgjidhje atyre, paraprakisht të regjistrohen, si biznese pastaj ti kenë vend-parkingjet e tyre gjitha këto të tjerat ka mbetur të definohet ditëve në vijim sa i përket asaj, ka grupe nëpër rrjete sociale, që lajmërojnë për policinë, po nuk është diçka e jashtëzakonshmen, nuk paraqet problem për neve, i dimë ato grupe”, ka thënë Elshani.
Sipas kryesuesit të kuvendit komunal, Nexhat Ugljanin, në Mitrovicë të veriut veprojnë rreth 70 taksi ilegal me tabela të Serbisë, sipas tij, brenda 15 ditësh, do të merret vendimi për regjistrimin e këtyre taksive në tabela RKS.
“Qysh po veprojnë komunat e tjera, shumë shpejt do të veprohet edhe në komunat veriore, sepse zbatimi do të vjen pas 15 dite në pjesën veriore ku ata janë të obligueshëm menjëherë me fillu regjistrimin e kerreve, nuk do të parkohen ku dëshirojnë ata, por kemi caktu tri vende ku do ta kenë vendin për parking… grupet kriminale me influencë është punë e policisë, sigurisht do të ndërmarrin hapat konkrete”, thotë ai. /teve1/