Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi për media ku është bërë e ditur Agjenda e Kryeministrit Haradinaj, raporton prishtinapress.eu
Kryeministri Haradinaj po ashtu do të marr pjesë në Akademinë Përkujtimore, me rastin e 20 vjetori të rënies së Dëshmorëve të Kombit, Nikë Hajdaraj, Zef Gjokaj dhe Çelë Ukaj, akademi kjo e cila organizohet nën patronatin e kryeministrit.
Ndryshe, kryeministri Haradinaj tash e sa kohë ka deklaruar se Kosova nuk do ta tërheqë taksën.
Gjatë ditës së djeshme, ai ka deklaruar se Kosova do ta bëjë këtë veprim vetëm nëse Serbia e njeh Kosovën.