0.8 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Buy now

spot_img

Takon kryetarët e Degëve të PDK-së, Krasniqi: Shqetësuese ikja e qytetarëve për shkak të paaftësisë së Qeverisë

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka takuar sot kryetarët e Degëve të Partisë Demokratike të Kosovës, ku kanë trajtuar një sërë çështjesh me rëndësi, që kanë të bëjnë me zhvillimet politike në nivelin qendror dhe lokal në vend.

Duke u nisur nga vizitat që Kryetari Krasniqi ka pasur gjithandej nëpër Kosovë, si dhe nga takimet e përditshme që kanë kryetarët e Degëve të PDK-së më bashkëqytetarët e tyre, në këtë takim, ata ndanë shqetësimin e përbashkët për rritjen enorme të numrit të qytetarëve që po largohen nga Kosova për shkak të qeverisjes së paaftë të nivelit qendror e cila nuk po mbështetë projektet e komunave si dhe nuk po realizon asnjë nga premtimet e shumta që kishte dhënë para qytetarëve.

“Për fat të keq, shifrat tregojnë që janë të rinjtë ata të cilët në masë të madhe e kanë humbur shpresën se mund ta zhvillojnë potencialin e tyre duke jetuar këtu”, thuhet në njoftim.

Kryetari Krasniqi theksoi se Kosova nuk do të mund të bëjë hapa përpara pa kapacitetet dhe energjinë e rinisë, e cila është motori i zhvillimit dhe avancimit të shtetit tonë.

Ai tha se është obligim i secilit prej nesh për t’u angazhuar në rikthimin e besimit dhe shpresës te qytetarët në mundësitë që ofron vendi ynë.

Kryetari Krasniqi dhe kryetarët e Degëve të PDK-së u dakorduan për nevojën e zgjerimit të komunikimit me të gjithë qytetarët, pa dallim, kudo nëpër Kosovë, për të parë nga afër nevojat dhe kërkesat që ata kanë, si dhe për të definuar mënyrat e adresimit sa më të mirë e më serioz të tyre.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img