Tre ish-presidentët e Kosovës, Shqipërisë e Kroacisë janë bërë bashkë sot.
Ish-presidenti i Shqipërisë, Sali Berisha, e ka publikuar një fotografi në Facebook për të treguar se është takuar me ish-presidentin e Kosovës, Fatmir Sejdiun si dhe me ish-presidentin kroat, Stjepan Mesiq.
“Nje takim me miq te vjeter! Me ish Presidentin e Kroacise, mikun e çmuar te shqiptareve Shtipe Mesiç dhe ish Presidentin e Kosoves, Fatmir Sejdiu”, ka shkruar ai.
Berisha tha se disktuan për zhvillimet aktuale në Shqipëri dhe rajon, për të cilat shtoi se “patem mirekuptim te plote”.