-0.4 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Buy now

spot_img

Takohen Rama dhe Hoxha, themelohet Drejtoria e Policisë së Kryeqytetit

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha, ka pritur në takim kryetarin e Komunës së Prishtinës, Përparim Rama.

Hoxha në këtë takim e ka njoftuar Ramën për themelimin e Drejtorisë së Policisë së kryeqytetit.

“Drejtori z. Hoxha, njoftoi kryetarin z. Rama, se me qëllim të avancimit të bashkëpunimit dhe shërbimit ndaj nevojave të qytetarëve dhe vetë kryeqytetit, Policia e Kosovës, në kuadër të strukturës së re organizative, ka themeluar edhe Drejtorinë e Policisë së Kryeqytetit, e cila është në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Prishtinës”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Siç njofton komunikata, krijimi i kësaj drejtorie “do të ndihmojë dhe do të avancojë bashkëpunimin e mëtejmë ndërinstitucional dhe do të jetë në shërbim ndaj nevojave të qytetarëve të kryeqytetit”.

“Ndër të tjera u diskutua edhe rreth sigurisë së përgjithshme, vendosjes së kamerave në kryeqytet, sigurisë së trafikut rrugor, të gjitha këto në interes të ofrimit të shërbimeve më të mira dhe më efikase ndaj banorëve të kryeqytetit”, thuhet në njoftim.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img