Kryeshefi i Prishtina Parking, Sokol Havolli është takuar me kryeshefin e Ndërmarrjes Publike Banesore, Arton Berishën.
Qëllimi i takimit ishte përmirësimi i kushteve për banorët rezident në Prishtinë, përfshirë gjelbrimin dhe parkingun.
“Së bashku me Arton Berishën nga NPB, sot vizituam disa nën-lagje të Bregut të Diellit për të vlerësuar nga afër nevojat për intervenime urgjente me qëllim që të krijohen kushtet sa më të mira për banorët rezident, përfshirë parkimin dhe mbrojtjen e gjelbërimit. Bashkëpunimi ndërmjet ndërmarrjeve do të tregohet më së miri duke arritur cilësi të shërbimit nga ndërmarrjet publike në Komunën e Prishtinës” shkruan Havolli në njoftim./Indeksonline/