Dy kandidatët më të përfolur nga Partia Demokratike e Kosovës për kryetar të Prishtinës, Lirak Çelaj dhe Agron Mustafa janë takuar sot në një nga lokalet e Prishtinës.
Nuk dihet se cila ka qenë arsyeja e këtij takimi miqësor.
Ajo çfarë i dallon Çelajn dhe Mustafën nga mundësia e kandidimit për kryetar të Prishtinës janë mohimi dhe pohimi.
Agron Mustafa është përfolur si kandidat i mundshëm nga PDK por që një gjë të tillë e ka mohuar.
Në anën tjetër Lirak Çelaj e ka shprehur edhe publikisht dëshirën dhe vullnetin për të qenë kandidat nga PDK për të parin e kryeqytetit./Indeksonline/