-2.9 C
Pristina
Sunday, December 29, 2024

Buy now

spot_img

“Takimin e parë me babain unë e kam pasur në burg”, Fitore Malaj emocionon me rrëfimet për babain e saj

Flaka e janarit është një festival kulturor multidimensional, i cili fillon më 11 janar dhe mbahet në Gjilan, me ndezjen simbolike te flakadanit, për të vazhduar deri më 31 janar me aktivitete të ndryshme kulturore.

Sonte në emisionin “Debat me Ridvan Berishën”, prodhim i Kosovalive.net, e ftuar e radhës ishte, Fitore Malaj, vajza e dëshmorit Rexhep Malaj.

Ajo gjatë intervistës rrëfeu për mungesën e babait në jetën dhe fëmijërinë e saj.

 “Flaka e janarit përkujton gjithë ato figura të cilët me shekuj sakrifikuan për lirinë e këtij vendi, padyshim se si familje kemi emocionet tona të veçanta. Flaka e janarit shënon 39 vjetorin e rënies së Rexhep Malajt dhe Nuhi Berishës, dhe 41 vjetorin e rënies së Jusuf e Bardhosh Gërvallëse dhe Kadri Zekës. Në këtë përvjetor të 39-të, domethënë është një periudhë kohore e cila ka përfshirë edhe kohën e para dhe pas luftës. Pra, këta janë paralelësit e parë, ashtu sic edhe thuhet të Ushtrisë Clirimtare të Kosovës. Për neve, si familje domëthënë ka një dallim të madh kremtimi apo përkujtimi i përvjetoreve në janar nga koha e para luftës me atë të pas luftës sepse me ndryshimin e rrethanave dhe përkujtimi është bërë më madhështor edhe më gjithëpërfshirës që neve si familje gjithmonë  na i lehtëson dhimbjet dhe na e ngjallë  emocionet e krenarisë”, ka rrëfyer ajo.

Malaj tregon se është rritur me nënë e saj ndërsa babain e saj për herë të parë e ka takuar në burg.

“Që e vogël, nëna ime me babain tim sapo janë martuar. Ai vetëm ka rënë në burg, domëthënë këta janë martuar në nëntor të 1974. Në maj të 1975, babi ka ra në burg, nëna ka qenë shtatëzënë në mua pastaj unë kam lindur në muajin gusht kur ai ka qenë duke u dënuar pastaj ashtu sic dihet ai ka vuajtur një dënim prej 8 viteve. Takimin e parë me babain unë e kam pasur në burg, edhe kam filluar të rritem në një familje të gjerë…Ajo normal që ka pasur ndikim të madh tek unë, ka qenë nëna, që më ka rrëfyer vazhdimisht për babain tim i cili ishte në mungesë. Ajo gjithë historinë e babait tim e ka lidhur me historinë e popullit shqiptar. Mua më ka rritur me rrëfimet për Mic Sokolin, Bajram Currin, Isa Boletinin, për figuara të shquara të kombit shqiptar”, ka treguar Malaj.

Tutje, vajza e dëshmorit, Rexhep Malaj ka rrëfyer se si nëna e saj gjithnjë i ka rrëfyer për babain e saj duke i treguar se sa të fuqishëm e ka babain.

“Ajo gjithmonë ka folur për babain tim, ka thënë gjithmonë se është një person i cili është shumë i fuqishëm, është i fort, armiku nuk ka cfarë i bënë asnjëhërë, unë e kam pasur edhe njëfarë force dhe pse ai në distancë. Gjithmonë kam menduar që aty ku është ka me qenë i fort”.

Tutje, Malaj tregon se si babai saj doli ilegal nga shtëpia dhe nga ai moment nuk e takoi kurrë më.

“Pasataj, ka dalur ilegal, e di që shtëpia jonë ka qenë e rrethuar, që janë bërë biseda të fshehta, që ai ka ndejt natën me nënën, me shokët, me takime edhe pastaj ka dal jashtë, ka mungu në shtëpi, derisa une provojsha me ndërtu marrëdhënie me të, mu afru ma shumë, ai vetë doli prej shtëpisë pastaj nëna ka pasur ndonjë takime të fshehta, unë jo më, asnjëherë derisa e morëm lajmin se është vrarë bashkë më Nuhiun”, ka treguar vajza e dëshmorit Rexhep Malaj.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img