-2.9 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Takimi pozitë-opozitë, kurrfarë sinjali

Takimi pozitë-opozitë, i paralajmëruar të zhvillohet në fillim të këtij muaji, ende nuk dihet se kur do të ndodhë. Kjo pasi që Qeveria ende nuk ka bërë ndonjë ftesë zyrtare në drejtim të opozitës, shkruan sot, gazeta Zeri.
Përderisa AAK-ja dhe “Nisma” presin që të kenë një ftesë zyrtare nga ana e ekzekutivit, përfaqësues të Qeverisë konsiderojnë se ftesa tanimë është bërë. Mirëpo, pavarësisht këtyre, Lëvizja “Vetëvendosje” nuk pranon të dialogojë edhe po që se merr një ftesë zyrtare. Përfaqësues të LVV-së thonë se do të shkojnë në takim vetëm nëse pranohet të shqyrtohet pesëpikëshi i propozuar nga kjo parti, lidhur me po këtë marrëveshje.
Nga ana tjetër, përfaqësues të partive në pushtet konsiderojnë se opozita nuk duhet të vërë fare kushte para takimit. Por, gjersa deputetë nga PDK-ja thonë se kryeministri tanimë ia ka bërë ftesën opozitës, deputetë të LDK-së vlerësojnë se më e rrugës do të ishte të bëhej një ftesë direkte, në të cilën do të ofroheshin më shumë hollësi. Kurse, njohësit e rrethanave politike në Kosovë mendojnë që ky takim nuk ka përse të thirret nëse qëllimi i tij është të mbetet sërish versioni i njëjtë i Marrëveshjes së Demarkacionit. Në të kundërtën, sipas tyre, një dialog i tillë do të ishte më se i pritur. Megjithëkëtë, ata janë shprehur skeptikë nëse diskutimi do të sjellë rezultate konkrete.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img