Kandidati për kryeministër nga radhët e LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka zhvilluar një mbrëmje festive dhe mobilizuese me qytetarë dhe veprimtarë të Degës 3 në Prishtinë.
Abdixhiku theksoi momentumin pozitiv dhe frymën e ndryshimit që po përçohet në Kryeqytet përmes aktiviteteve të ndryshme dhe tubimeve, transmeton klakosova.tv.
”Mbrëmje festive, mbrëmje takimi e mobilizimi me veprimtarë e qytetarë të Degës 3 në Prishtinë.
Fryma e ndryshimit e momentumi i mirë në Kryeqytet, po na shprehet në çdo ngjarje e në çdo aktivitet. Si në shënime festive, ashtu dhe në takime e tubime. E tillë ishte dhe mbrëmja e sontme në Degën 3!”.
”Plot entuziazëm, plot pozitivitet, plot vullnet!
Ndryshimi po vjen!
Mes përmbylljes së një viti, e nisjes së tjetrit me qëllim për ndryshim, gjejmë Prishtinën, Degën 3 e lagjet ikonike të Kryeqytetit, në thirrje për bërjen e ndryshimit sërish, siç e bënë 3 vite më parë! Prishtina dhe LDK janë tashmë një!
I lumtur me momentumin tonë!
Kurreshtarë për të ardhmen plot dritë që do ta bëjmë!”.