1.8 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Buy now

spot_img

Takimi mes Ulutash dhe Orav: Bashkëpunimi NATO-BE, kyç për sigurinë e qëndrueshme në mbarë Kosovën

Komandanti i misionit të KFOR-it, gjeneralmajor Ozkan Ulutash, priti shefin e sapoemëruar të Zyrës së BE-së në Kosovë, ambasadorin Aivo Orav.

Në njoftimin e lëshuar thuhet se Ulutash dhe Orav shkëmbyen mendime mbi zhvillimet e fundit.

Komandanti Ulutash përsëriti përkushtimin e palëkundur të KFOR-it për bashkëpunim të vazhdueshëm me misionin e BE-së për Sundimin e Ligjit (EULEX) dhe mbështetjen e plotë për dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit.

“Bashkëpunimi NATO-BE është kyç për sigurinë e qëndrueshme në mbarë Kosovën dhe për stabilitetin rajonal”, thuhet në njoftim.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img