Site icon PrishtinaPress

Takimi me Lajçak, deklarohen nga AAK

Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ardian Gjini, ka thënë se partia e tij nuk ka ndryshuar qëndrim e se ende vazhdon ta përkrahë planin evropian, i cili do ta ketë votën e tyre në Kuvend.

Këtë e ka bërë të ditur në një konferencë për media pas takimit me emisarin e Bashkimit Evorpian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Gjini ka thënë se kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ia ka përcjellur këtë qëndrim Lajçakut, se e mbështet planin evropian, por se ka kërkuar disa sqarime të vogla për të.

“Kryetari Haradinaj e përcolli te zoti Lajçak, që është për propozimin evropian. Kemi pasur mendime dhe insistime që detaje të vogla të sqarohen dhe janë sqaruar”.

“E përsërisim edhe njëherë se nuk ka ndryshim të qëndrimit si Aleancë. Nëse një marrëveshje e tillë vjen në bazë të kushtetutës ne e pranojmë edhe në Kuvend. Nuk kemi dilema të mëdha por gjithmonë na duhet pak sqarim dhe qartësi”.

“Jemi të gëzuar që në fund edhe vendet anëtare të Bashkimit Evropian e mbështesin Kosovën dhe kjo është diçka e mirë”.

Ai, tutje tha se nësë marrëveshja do të ishte draftuar nga Aleanca, do të kishte qenë më ndryshe.

“Sikur ne ta kishim draftuar marrëveshjen, sikur Aleanca ta kishte draftuar atë, do të ishte draftuar ndryshe, e them këtë me eufemizëm. Nuk duhet të bëhemi armike të një diçkaje të mirë për Kosovën”.

Ndërsa, Gjini tregoi se nuk e dinë saktë se çka përmban marrëveshja.

“Ka njerëz që i kanë parë disa drafte të aneksit por nuk mundemi ta dijmë se çka është marrëveshja”.

 

Tags: 
Exit mobile version