Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka folur për kryetarët e katër komunave të banuara me shumicë serbe në veri të vendit.
Në një konferencë për media, Kurti ka thënë se i ka takuar disa prej tyre, teksa është shprehur se nuk e di sa do të ishte i këndshëm takimi i tyre me të.
“Për punën e kryetarëve të komunave në veri, natyrisht që unë i njoh ata, i kam takuar, jo të gjithë. Në një prej pritjeve e kam takuar edhe kryetarin e Komunës së Zvecanit. Mund t’i takoj, por nuk e di sa është i këndshëm takimi me mua, sepse kur takohen njerëzit me mua iu them shkoni në punë, jo mos shkoni në punë. Takimi me mua, nuk është problemi a ka takim a s’ka takim, problemi është që unë them me shku në punë, se po të hec rroga. Kur të hec rroga duhesh me dalë në punë. Këtu është ndoshta një lloj vështirësie edhe dallimin me kryetarin e partisë që ka zhvilluar takim të këndshëm”, ka thënë Kurti.