Site icon PrishtinaPress

Takimi me Grenell, Thaçi thotë se roli amerikan është i pazëvendësueshëm në proceset që po kalon Kosova

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka darkuar sonte me të Dërguarin e Posaçëm të Presidentit Donald Trump.

Pas këtij takimi, Thaçi deklaroi se u bisedua për situatën politike dhe ekonomike në vend e rajon, si dhe për rinisjen e pakushtëzuar të dialogut ndemjet Kosovës dhe Serbisë.

Thaçi ritheksoi se roli amerikan është i pazëvendësueshëm në proceset nëpër të cilat po kalon Kosova dhe se Kosova vazhdon të jetë partner besnik i ShBA-ve në jetësimin e interesave strategjike në Ballkanin Perëndimor.

Postimi i plotë:

Një darkë pune me të Dërguarin e Posaçëm të Presidentit Trump për dialogun ndërmjet Republikës Kosovës dhe Serbisë, ambasadorin Richard Grenell. Ne biseduam për situatën politike dhe ekonomike në vend e rajon, si dhe për rinisjen e pakushtëzuar të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Roli amerikan është i pazëvendësueshëm në proceset nëpër të cilat po kalon Kosova dhe ne do të vazhdojmë të jemi partner besnik i SHBA-së në jetësimin e interesave strategjike në Ballkanin Perëndimor.

Po ashtu, lidershipi i Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, do të jetë vendimtar për arritjen e marrëveshjes finale me Serbinë.

Faleminderit ambasador Grenell për angazhimin e shtuar për forcimin e paqes dhe stabilitetit në rajonin tonë. HTH (Foto: Astrit Ibrahimi)

Exit mobile version