5.1 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Takimi me Escobarin dhe Lajçakun: Kurti jep medalje në stadium

Ndonëse të gjithë po prisnin fillimin e takimit të kryeministrit Albin Kurti me emisarin amerikan për Ballkanin, Gabriel Escobar dhe atë të Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak, i paralajmëruar për në ora 20:00, shefi i ekzekutivit është parë në stadiumin “Fadil Vokrri” duke ndarë medalje për fituesin e Kupës së Kosovës.

Prishtina është shpallur  skuadra fituese e Kupës së Kosovës në futboll për edicionin 2022/23.

Ata mposhtën Gjilanin me rezultat 2-0 në finalen që u zhvillua në Prishtinë, duke e fituar këtë trofe për herë të tetë në histori të klubit.

Përpos Kurtit, në ceremoninë e ndarjes së trofeut mori pjesë edhe zëvendësministrja e Ministrisë për Kulturë, Rini dhe Sport, Daulina Osmani, si dhe ministri i Shëndetësisë, Arbën Vitia.

Me siguri, pas ndeshjes, tashmë kryeministrin Kurti e presin tema të nxehta me të dy emisarët të cilët kanë mbërritur në Prishtinë me qëllim për të gjetur zgjidhje për situatën e tensionuar në veri të vendit.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img