Site icon PrishtinaPress

Takimi Kurti-Vuçiq/Shala: Do të ketë marrëveshje e cila ndan të dy palët të kënaqur, situata e sigurisë mbetet e qetë

Në Bruksel është duke u zhvilluar takimi i përbashkët ndërmjet kryediplomatit evropian, Josep Borrell, me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, shkruan Prishtinapress.

Ky takim ka filluar   rreth orës 10:00, po mbahet me ftesë të kryediplomatit evropian, Josep Borrell.

Ndërsa, fillimisht  Borrell ka mbajtur takime ndaras me kryeministrin Kurti dhe presidentin Vuçiq.

Eksperti i sigurisë në Kosovë, Drizan Shala, në një prononcim dhënë portalit Prishtinapress ka bërë me dije se sot do të ketë marrëveshje me të cilën do të jenë të kënaqur të dy palët.

Ndërsa, sai përket gjendjes së sigurisë në vend, thotë  do të jetë e qetë.

“Do të ketë një marrëveshje e cila i ndan të dy palët të kënaqur në qëndrimet e tyre politike por mbi të  gjitha në aspektin e sigurisë do të jete situatë e qetë”, tha Shala për Prishtinapress.

Kujtojmë se fillimisht, Borrell ka mbajtur takime ndaras me kryeministrin Kurti dhe presidentin Vuçiq.

Ndërsa, Borrell tha mbrëmë se e ka thirrur këtë “takim urgjent”, për shkak të nevojës për shtensjonuar situatën

Qeveria e Kosovës ka nisur të zbatojë planin e saj nga 1 nëntori.

Faza e parë përfshinte qortimin e shoferëve, e dyta shqiptimin e gjobës prej 150 eurosh për ata shoferë, dhe e treta targat provuese.

Zbatimi i këtij plani është paraparë të përfundojë më 21 prill dhe nga ajo datë, parashihet që në komunikacion të lejohen vetëm makina me targa të ligjshme, RKS.

Kurti dhe Vuçiq janë takuar sot në Bruksel pas më shumë se tre muajsh. Edhe pse atëherë ishte thënë se pritet të ketë një dinamikë të re në dialog dhe takime të nivelit të lartë së paku një herë në muaj, liderët e dy vendeve nuk janë takuar në kuadër të këtij procesi që nga muaji gusht./Prishtinapress/

Exit mobile version