Sot ka filluar takimi i përbashkët ndërmjet Josep Borrell, me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në Bruksel, shkruan Prishtinapress.
Ky takim është duke u mbajtur me ftesë të kryediplomatit evropian, Josep Borrell.
Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Muharrem Nitaj , ka bërë me dije se nga takimi i sotëm pret nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, të dal publikisht të tregon se shtyhet zbatimi për marrëveshjen e targave.
“Po pres që kryeministri të dalë publikisht e të thotë se e përfillë kërkesën e SHBA-s që të shtyhet zbatimi i marrëveshjes për targat. Po pres që kryeministrit ta kuptojë se shtyrja e marrëveshjes për targat, është koncesioni më i vogël i mundshëm që mund ta bejë Kosova, për një objektiv shumë më të madh që është marrëveshja me Serbinë për njohje. Po pres që kryeministrit nuk i ka humbur aftësia që ta shohë mozaikun e madh e jo pjesët e vockla të tij!”, tha Nitaj për Prishtinapress.
Në një prononcim dhënë portalit Prishtinapress, Nitaj foli edhe për shtyrjen e vendimit të targave, i cili tha se, kjo është një mundësi riparimi për gabimet që i ka bërë me mospërfilljen e amerikanëve.
“Është logjike që shtyrja për një dite e zbatimit të marrëveshjes, të jetë “lënja e derës hapur”, për ta kapur mundësinë e riparimit(sa te jete e mundshme) të gabimit që ka bëre me mospërfilljen e kërkesës amerikane për shtyrje të vendimit për targat. Më mirë vonë se kurrë!”, përfundoi Nitaj
Kujtojmë se takimi po zhvillohet me ftesë të kryediplomatit evropian, Josep Borrell.
Fillimisht, Borrell ka mbajtur takime ndaras me kryeministrin Kurti dhe presidentin Vuçiq.
Ndërsa, Borrell tha mbrëmë se e ka thirrur këtë “takim urgjent”, për shkak të nevojës për shtensjonuar situatën
Qeveria e Kosovës ka nisur të zbatojë planin e saj nga 1 nëntori.
Faza e parë përfshinte qortimin e shoferëve, e dyta shqiptimin e gjobës prej 150 eurosh për ata shoferë, dhe e treta targat provuese.
Zbatimi i këtij plani është paraparë të përfundojë më 21 prill dhe nga ajo datë, parashihet që në komunikacion të lejohen vetëm makina me targa të ligjshme, RKS.
Kurti dhe Vuçiq janë takuar sot në Bruksel pas më shumë se tre muajsh. Edhe pse atëherë ishte thënë se pritet të ketë një dinamikë të re në dialog dhe takime të nivelit të lartë së paku një herë në muaj, liderët e dy vendeve nuk janë takuar në kuadër të këtij procesi që nga muaji gusht./Prishtinapress/