Më shumë se 7 milionë euro ka shpenzuar Kuvendi i Kosovës gjatë vitit 2022. Kjo shumë ka shkuar për paga, mëditje, mallra e shërbime tjera.
Këtë e ka bërë të ditur sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit të Kosovës, Ismet Krasniqi, teksa ka raportuar të hënën në Komisionin për Buxhet, Punë dhe Transfere, në të cilën u shqyrtua raporti e shpenzimeve të Kuvendit për vitin 2022.
Krasniqi tha për paga, mëditje, mallra, shërbime dhe disa kategori të tjera Kuvendi për vitin 2022 ka shpenzuar mbi 7 milionë euro, ndërsa më shumë se 3.3 milionë euro, janë për paga të deputetëve.
Ndërsa deputetët patën kritika sa i përket mosfunksionimit të votimit të digjitalizuar në Kuvend
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Mërgim Lushtaku, kërkoi shpjegime nga administrata e Kuvendit, për disa projekte kapitale rreth digjitalizimit të Kuvendit.
“Ka që tre vite që nuk funksionin pjesa e votimit”, tha Lushtaku.
Ndërsa Krasniqi tha se këtë vit presin që të startojnë me ofertën për sigurimin e pajisjeve për seanca plenare.
E Kryetari i këtij Komisioni Armend Muja pyeti se kur pritet realizimi i projekteve kapitale në Kuvend.
“E para sa i përket pagave, te paga për deputet brenda një viti shkojnë 3.3 milionë euro, po nga kjo pastaj ju thoni se është pjesa tjetër për paga për administratën e Kuvendit, nga gjitha shpenzimet e deputetëve nuk janë vetëm këto por një pjese e tyre shkon edhe. Sa është shpenzimi vjetor i 120 deputetëve. Sa i përket projekteve kapitale kur pritet realizimi i tyre, kjo na duhet në afat më të shkurtër”, tha ai.
Kryeziu tha se projekti për pajisje është i gatshëm, por duke marr parasysh procedurat nëpër të cilat kalon ky projekt mund ta shtyjë implementimin e saj deri në vitin 2023.
“Projekti për pajisje si oferte e kemi të gatshëm. Mirëpo duke marrë parasysh kërkon 40 ditë të jetë i hapur… Kjo e bënë të pa mundshëm që ky projekt të realizohet deri në vitin 2023”, tha ai.
Deputeti Muja ka pyetur sekretarin e Kuvendint në lidhje me një veturë të blerë në vitin 2005 e cila nuk është sjellë as një herë në Kosovë.
“Është blerë një veturë e blinduar në vitin 2005, nga Shefka Shasivari në vlerë 300 mijë euro dhe nuk e ka sjellë në Kosovë dhe nga viti 2008 ajo është larguar nga Kosova,” tha Muja.
E pikërisht për këtë, Krasniqi tha se për këtë rast, Gjykata është duke u marrë. Ai shtoi se Shasivari është larguar nga Kosova dhe nuk dihet vendndodhja e saj.
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti tha se kritika e saj ka të bëjë me mënyrën si po shpenzohen paratë, derisa tha se është e pa pranueshme që nuk ka ende pjesë te votimit te digjitalizuar në Kuvend. Sipas tij probabiliteti për të gabuar derisa numërohen votat është i madh./EO/