1.4 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Takimi Kurti-Thaçi, Nagavci: Nuk është koha për takime

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dje i ka dërguar ftesë liderit të LVV-së, njëherësh kryeministrit në detyrë,
Albin Kurti për tu takuar nesër, rreth hapave të ardhshëm që do të ndërmerren pas rrëzimit të Qeverisë.

Mirëpo Kurti siç duket nuk do t’i përgjigjet ftesës së presidentit Thaçi për takim.

Të paktën kështu ka lënë të nënkuptohet anëtarja e kryesisë së LVV-së, Arbërie Nagavci në një prononcim për media.

Nagavci tha se nuk është koha e takimeve, dhe se presidenti Thaçi duhet të respektojë Kushtetutën dhe ta shpërndajë Kuvendin, bazuar në nenin 82 të saj.

“Tani nuk është koha e takimeve është koha që ne të jemi të fokusuar në respektimin e udhëzimeve të qeverisë në detyrë dhe ekspertëve shëndetësorë duke e ruajtur distancën dhe ruajtur shëndetin publik Presidenti e ka për detyrë që të respektojë kushtetutën. Kurdo që të krijohen kushtet pas kalimit të pandemisë të shpallë zgjedhjet e lira”, tha Nagavci.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img