Site icon PrishtinaPress

Takimi Kurti – Çedomir Jovanoviq në Qeveri, ZKM jep detaje çfarë u diskutua

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, priti në takim politikanin liberal nga Serbia, Çedomir Jovanoviq.

Ata biseduam rreth zhvillimeve të fundit në Kosovë dhe Serbi dhe raportet ndërmjet dy vendeve, ka njoftuar zyra e kryeministrit.

Në komunikatë thuhet se është folur dhe për nevojën e fuqizimit të sundimit të ligjit në Ballkanin Perëndimor, rëndësinë e demokratizimit të shoqërive dhe institucioneve, pluralizmit politik, respektimit të të drejtave të njeriut dhe të pakicave kombëtare si garant të paqes dhe sigurisë në gjithë rajonin.​

Kurti vazhdimisht ka deklaruar se është për të drejtave të serbëve të Kosovës, si dhe arritjen e marrëveshjeve finale me Beogradin.

Procesi i dialogut në mes Kosovës dhe Serbisë është duke vazhduar.

Por situata në terren është e tensionuar, ku kulmi ishte sulmi terrorist i 24 shtatorit, ku një grup i udhëhequr nga Milan Radojçiq sulmoi Policinë e Kosovës duke vrarë Afrim Bunjakun, tashmë hero i Kosovës.

Çedomir Jovanoviq në Prishtinë, thotë se ka biseduar me Kurtin: Për Kosovën duhet thënë e vërteta

Exit mobile version