Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur sot në takim një delegacion të Këshillit Nacional Boshnjak të Sanxhakut të kryesuar nga Sulejman Ugljanin.
Presidenti Thaçi është njoftuar me pozitën e komunitetit boshnjak në Sanxhak dhe me përfaqësimin e tyre në institucionet lokale dhe qendrore.
Në këtë takim është biseduar edhe për mundësinë e thellimit të bashkëpunimit dhe bashkëveprimit ndërmjet komunitetit shqiptar në Luginë e Preshevës dhe atij boshnjak në Sanxhak, veçanërisht për avancimin e të drejtave të tyre.
Por ky takim duket se i ka prekur thellë serbët. Mediat serbe po e quajnë si skandaloz takimin e Ugljanin me Thaçin.
Poashtu të prekut janë edhe me pjesëmarrjen e tyre në akademinë përkujtimore të mbajtur sot për dy heronjtë shqiptarë, Shaban Gucia dhe Mehmet Gradica.