3.8 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

Takimi i radhës Kurti – Vuçiq pritet të ndodhë më 2 maj

Dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në nivelin më të lartë pritet të bëhet në fillim të muajit maj.

Siç merr vesh Telegrafi, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, pritet të takohen më 2 maj.

Takimi mes dyshes ende nuk është konfirmuar nga Qeveria e Kosovës e as nga ana e Bashkimit Evropian.

Por shefi i Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell ditë më parë përmes një postimi në Twitter kishte paralajmëruar takimin e radhës mes Kurtit dhe Vuçiqit.

Borrell kishte thënë se dyshja janë pajtuar rreth zbatimit të marrëveshjes dhe tashmë pritet nënshkrimi i deklaratës për të pagjeturit.

“Marrëveshja që ata arritën për tekstin e deklaratës për personat e zhdukur gjatë takimit të djeshëm të kryenegociatorëve është hapi i parë. Ne do ta miratojmë atë në nivel liderësh në takimin e ardhshëm të nivelit të lartë…”, kishte shkruar ai ditë më parë në Twitter.

Kosova dhe Serbia janë dakorduar për propozimin e Bashkimit Evropian dhe për zbatimin e aneks marrëveshjes. Ky takim që pritet të mbahet së shpejti mund të sjellë nënshkrimin për deklaratën për çështjen e personave të pagjetur.

Ndërkaq, Serbia dhe Kosova janë zotuar me Marrëveshjen për rrugën drejt normalizimit dhe aneksin e saj.

Zyrtarët e Bashkimit  Evropian dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës presin që të dyja palët të respektojnë të gjitha obligimet dhe të fillojnë zbatimi sa më shpejt.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img