-0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

Takimi i parë pas marrëveshjes së Ohrit, çka pritet nga takimi i nesërm i Brukselit

Nesër në Bruksel pritet të vazhdoj dialogu Kosovë-Serbi në nivel të kryenegociatorëve.

Ky është takimi i parë mes delegacioneve të Kosovës dhe Serbisë pas ujdisë së Ohrit.

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano ka deklaruar sot se të martën do të ketë takim mes dy kryenegociatorëve të dialogut në Bruksel.

Stano ka theksuar se presin që të dyja palët të kontribuojnë në krijimin dhe ruajtjen e atmosferës së normalizimit, pajtimit dhe zbatimit të shpejtë të angazhimeve që janë marrë veçanërisht në fund të shkurtit në Bruksel dhe më pas në mes të marsit në Ohër.

Përkundër se marrëveshja e Ohrit nuk është nënshkruar, BE po insiston në implementim të kësaj marrëveshje që është për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.

Qeveria e Kosovës, më herët njoftoi se zv-kryeministri Besnik Bislimi tanimë ka udhëtuar për Bruksel.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img