Site icon PrishtinaPress

Takimi i parë Kurti- Rama në Slloveni, pas anulimit të mbledhjes së Qeverive

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka postuar fotografi nga Forumi Strategjik i Bledit.

Atje po merr pjesë edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Rama ka postuar një fotografi duke u përshendetur me Kurtin, teksa aty shihet edhe kryeministri në detyrë i Malit të Zi, Dritan Abazoviq.

Ky është takimi i parë mes Kurtit dhe Ramës që kur kryeministri shqiptar anuloi mbledhjen në mes dy qeverive për shkak të zhvillimeve në Veri të Kosovës.

”Lubjanë, Slloveni – Në darkën e mikëpritjes së Kryeministrit të Sllovenisë, Robert Golob, me Presidentin e Këshillit Europian, Charles Michel, e me kolegët e rajonit në vigjilje të Forumit Strategjik të Bledit nesër“, ka shkruar Rama.

Liderët e Ballkanit Perëndimor janë parë në një drekë të përbashkët të dielën.

Integrimi i Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian pritet të jetë çështja kryesore e diskutimit.

Exit mobile version