-3.2 C
Pristina
Sunday, December 29, 2024

Buy now

spot_img

Takimi i Osmanit me Sarrazin, flasin për zhvillimet politike e të sigurisë dhe Procesin e Berlinit

Presidenca e Kosovës ka njoftuar për takimin e Presidentes Vjosa Osmani me Emisarin e Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin.

Në këtë takim është folur për zhvillimin e fundit politike dhe të sigurisë në vend dhe rajon si dhe për Procesin e Berlinit.

“Me këtë rast, Presidentja ka ritheksuar mbështetjen e plotë për marrëveshjet e dalura nga ky process”, thuhet në njoftim.

Osmani ka shprehur mirënjohje për kontributin e ushtarëve gjermanë dhe ka vlerësuar lartë përkushtimin e Gjermanisë në drejtim të garantimit të paqes dhe sigurisë, “gjë që është dëshmuar edhe me katërfishimin e trupave gjermane, pas aktit të agresionit të Serbisë në shtatorin e vitit të kaluar”.

Para largimit nga Prishtina, Sarrazin ka thënë se Kosova dhe Serbia duhet të jenë të gatshme për kompromise dhe të arrijnë marrëveshje që mund të mos jenë të lehta.

Ai në një konferencë nga aeroporti i Prishtinës “Adem Jashari”, paralajmëroi vizita edhe në disa shtete të Ballkanit Perëndimor.

“Ne duam që të krijojmë diçka më të madhe në tetor dhe javët vijuese do të jem në të gjithë rajonin pas Prishtinës për të përgatitur rezultate konkrete për popujt në Ballkanin Perëndimor që të ecim përpara së bashku dhe të ketë rezultate konkrete për jetën e të gjithë qytetarëve të rajonit. Për këtë na duhet kompromisi e nganjëherë edhe vullneti për të bërë koncesione politike për tu pajtuar për marrëveshje politike që mund të mos jenë të lehta për Serbinë apo Kosovën.”, tha ai.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img